Ja pse është mirë ti hani farat e domateve

Disa studime klinike, kanë zbuluar se farat e domates përmbajnë një xhel natyral i cili përmirëson qarkullimin e gja.kut dhe parandalon mpik sjen e tij.

Kjo substancë që nuk ka as ngjyrë dhe as shije mund të shtohet edhe në ushqime të tjera pa ndryshuar karakteristikat e tyre.

Xheli natyral i farave të domateve është tashmë në përdorim në disa pije dhe lëngje frutash dhe pritet të përdoret edhe në ushqime të tjera.

Substanca ka marrë aprovimin e autoriteteve evropiane të shëndetit sipas të cilëve ajo përbën një alternativë më të shëndetshme të aspirinës kundër mpik sjes së gja.kut.

Mjekët kardiologë shpesh u rekomandojnë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare të marrin një aspirinë në ditë.

Ky medikament është i njohur për përmirësimin e qarkullimin dhe parandalimin e mpik sjes së gja.kut.

Megjithatë aspirina ka një efekt anësor të dë.mshëm.

Pas një periudhe të caktuar, ajo dë.mton stomakun dhe nxit formimin e ulçerës.

Sipas informacioneve farat e domates kanë të njëjtin ndikim në qarkullimin e gja.kut por pa efekte anësore.

Përmirësimet që ofrojnë farat e domates vërehen që tre orë pas tretjes.

Zbulimi i rolit të farave të domates dhe xhelit që ato përmbajnë u krye nga Instituti Rowett.

Ky institut ka analizuar gjithashtu edhe ndikimin pozitiv të regjimit mesdhetar të ushqyerjes.

Disa prej bazave të këtij regjimi ushqimor që është shumë i mirë për zemrën janë: vitamina C, acidet yndyrore Omega-3, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët.

Vlera Të Tjera Të Farave Të Domates
Farat e domates përmbajnë një sërë mineralesh dhe vitaminash të dobishme në trajtimin e disa sëmundjeve.

Ato janë të dobishme për uljen e kolesterolit sepse përmbajnë shumë fibër.

Farat e domateve ndihmojnë në uljen e tensionit të gja.kut në mënyrë efikase.

Ndërkohë, antioksidantët luf.tojnë radikalet e lira që nxisin inflamacionin.

Me konsumin e farave të domateve, imuniteti përmirësohet ndjeshëm dhe bëhet më pak i brishtë ndaj infeksioneve dhe virozave.

Sipas të dhënave, farat e domates janë të pasura me vitaminë K dhe kalçium.

Rrjedhimisht ato rekomandohen për përmirësimin e dendësisë kockore.

Një tjetër përfitim që vjen nga farat e domates është përmirësimi i shikimit dhe shëndetit të syve.

Kjo ndodh sepse farat e domates janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A.