Ja sa mijë euro kushton vetëm një fustan i Oriola Marashit

Oriola Marashi në përgjithësi njihet për stilin e veçantë që ka.

Bukuroshja brune asnjëherë nuk zhgënjen me paraqitjet, të cilat komentohen për të mirë nga shumica e audiencës.

Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, Oriola ka zgjedhur që të marrë vëmendje me një fustan shumëngjyrësh.

Me këtë rast ajo jo vetëm që theksoi tiparet e bujshme trupore, por edhe vuri në pah bukurinë natyrale.

Ndërkohë faqja Shqipe.closet ka publikuar të njëjtën fotografi, duke zbuluar se fustani i saj me markën ‘Versace’ kushton 1.300 euro.

Theksojmë se modelja është duke shijuar pushimet në Dubai, derisa po aludohet se është ndarë nga Eros Grezda. /Telegrafi/