E diel, 22 Qershor, 2025
10.1 C
Pristina

Ja sa vite mbushi Santiana Maloku

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Santiana Maloku, ish-banoret ‘shpërthyese’ e BBVK2, ka festuar ditëlindjen e saj në një ngjarje të veçantë, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Një nga figurat më karizmatike dhe të dashura për publikun, Santiana organizoi një darkë private ku përveç miqve të afërt, në mesin e të pranishmëve ishin edhe ish-banorët e BBVK2, duke e bërë festën edhe më të veçantë.

Mes të pranishmëve ishin Kaderi, Meti Alshiqi, Adri dhe Iliriana, si dhe Besi me Valirin, të cilët e bënë këtë natë të paharrueshme duke sjellë me vete atmosferën e gëzimit dhe shoqërimit.

Aty, natyrisht, mungoi dhe ekipi i ‘Robi Plaket Kur Don Vet’, i cili solli humor dhe lojëra për të gjithë të pranishmit, duke e bërë festën më dinamike dhe argëtuese.

Përveç mikpritjes së ngrohtë dhe atmosferës festive, Santiana u shfaq e lumtur dhe e relaksuar, duke kaluar moment të veçanta me Patrisin, me të cilin kishte një lidhje të ngushtë. Një urim i veçantë për ditëlindje erdhi nga ai, duke shtuar një notë romantike në këtë festë.

Vetë Santiana, me një stil të veçantë dhe tërheqës, ishte në qendër të vëmendjes, teksa ndau me të pranishmit emocionet e saj dhe falenderime për mbështetje dhe dashuri që kishte marrë nga ata gjatë viteve.

Ajo ka mbushur 31 vite jete.

 

PROMO

Nga Rubrika