Nëna e kreatorit kosovar Valdrin Sahiti, Kumrije Sahiti ishte pjesë e listës së LDK’së për deputete.

Ende nuk dihen zyrtarisht rezultatet e kandidatëve për deputet, pasi KQZ’ja ende nuk ka dalë me rezultatet përfundimtare, mirëpo në disa komuna janë bërë të njohur votat që kanë marrë disa kandidat, e në Kamenicë Sahiti ka marrë Kumrije Sahiti 232.

Se a do të kalojë pragun Sahiti mbetet të shihet në ditë në vazhdim kur KQZ’ja të bë publike emrat.

Kujtojmë që Kumrije Sahiti Veterane e arsimit, profesoreshë shumë vjeçare e lëndes filozofi-sociologji, drejtoreshë e Gjimnazit “Sami Frashëri, drejtoreshë e ShFMU “Faik Konica” në Prishtinë, drejtoreshë e cilësisë në Akademinë “Evolucion” dhe tani drejtoreshë e SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë.

Mometalisht është edhe në Komisionin Shtetërorë për licensimin e mësimdhënësve në MASHT.