Ja se si xhinxheri ju ndihmon që të dobësoheni…

Rrënja e xhinxherit është përdorur për shekuj me radhë falë vetive kuruese, kjo bimë ka gjetur shumë përdorime të tjera jashtë kuzhinës.

E konsumuar qoftë në trajtën e pluhurit apo atë të prerë në kubik kjo bimë veç të tjerave ju ndihmon të eliminoni kilogramët e tepërt pa u munduar shumë.

Xhinxheri gjithashtu është përdorur për shekuj për të promovuar funksionet e aparatit tretës. Lexoni më poshtë se si ky përbërës mund t’ju ndihmojë të reduktoni yndyrën e barkut.

Anti-inflamator
Rrënja e xhinxherit përshpejton qarkullimin e gjakut!

Rezultati?

Lëvizja e gja.kut rrit ngrohjen e trupit dhe ju ndihmon të digjni më shumë yndyrë.

Ndihmon në procesin e tretjes
Xhinxheri nxit tretjen, eliminon fryrjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gja.k .

Disa gllënjka uji të ngrohtë me pak xhinxher pluhur përpara një vakti ndihmon në procesin e tretjes.

Rrit energjinë
Xhinxheri stimulon trupin si të ishte kafeinë.

Thjesht konsumoni 4 gramë në ditë për t’u ndjerë më mirë dhe të fuqishëm.

Megjithatë nëse jeni shtatzënë, duhet të konsumoni jo më shumë se 1 gram në ditë.

Kolesterol më i ulët
Kolesteroli i lartë është në përgjithësi një efekt anësor i shtimit të peshës.

Xhinxheri mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

Reduktim i kortizolit
Nivelet e larta të kortizolit mund të rrisin yndyrën e barkut dhe të nxisin shtimin e peshës.

Komponentët e gjetur në xhinxher mund të ndihmojnë ne uljen e kortizolitit në mënyrë që trupi të mos akumulojë yndyrë.