Web Analytics
BallinaSHOWBIZJa si ndihet Ronela pasi takoi yllin e telenovelave meksikane

Ja si ndihet Ronela pasi takoi yllin e telenovelave meksikane

Ronela Hajati së fundmi ka realizuar ëndrrën e shumë vajzave.

Këngëtarja ka takuar nga afër yllin e telenovelave meksikane, William Levy-n.

Ronela ka marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga revista spanjolle “GQ España”, ku ishte i ftuar edhe aktori i preferuar i vajzave.

Artistja shqiptere ia doli të bënte edhe një foto krah për krah me Levy-n.

E mesa duket kjo vizitë e fundit në Madrit e ky takim, i kanë krijuar në kokën e saj, Ronelës imazhin e të qenurit një yll i vërtetë latin i popit.

Teksa kësaj “aventure” i ka ardhur fundi dhe Ronela po kthehet në shtëpi ajo ka ndarë një foto teksa shkruan:”Në kokën time jam në skenë, si ylli më i mirë pop latin.”

Spanja zë një vend të rëndësishëm tek Ronela Hajati, e cila disa kohë më parë është shprehur se atje do donte të jetonte në të ardhmen.

Nga ana tjetër, disa ditë më parë Ronela Hajati ndodhej në Londër, ku performoi për herë të parë para një publiku jo-shqiptarë.

Mirëpo, gjatë kësaj kohe ajo ra pre e një incidenti në mes të kryetytetit anglez.

“Më kanë vjedhur gjithë lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet. Kam gjithsej vetëm 4 paund,”-shprehej ajo në një video në Instagram./iconstyle

Shiko fotot:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit