Ja si t’ja dilni mbanë me punëtorët e vështirë

Ekipet e suksesshme lulëzojnë në dinamikën produktive që ekzistojnë kur çdokush në ekip e ndan vizionin e njëjtë, etikën e punës dhe angazhimin për njëri-tjetrin.

Këto dinamika nuk ekzistojnë gjithmonë në botën e vërtetë.

Të punuarit me njerëzit e vërtetë mundet ndonjëherë ta bëjë procesin e ekipit më të vështirë sesa që duhet të jetë.

Liderët duhet të angazhohen dhe ta mësojnë procesin e daljes mbanë me punëtorët e vështirë.

Qëndrimi armiqësor, arroganca, zëshmëria, ndërprerja, përgojimi, pasja e shumë detyrave dhe ankimi janë disa nga sjelljet që prishin efektivitetin e ekipit.

Sjellje të caktuara shkaktojnë ndarje dhe distancim ndërmjet anëtarëve të ekipit në vend se të promovojnë unitet dhe qëllim të përbashkët.

Të punuarit me njerëz të vështirë mund të ndikojë në dinamikën e ekipit dhe rezultatin e ekipit.

Dalja mbanë me punëtorë të vështirë kërkon zbatim të parimeve efektive.

Parimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore i Dejl Karnegit mbi atë se si të ndikojmë qëndrimet dhe sjelljet thotë:

– Fillo me lavdërim dhe vlerësim të çiltër!

– Tërheq vërejtje për gabimet në mënyrë të padrejtpërdrejtë!

– Fol rreth gabimeve të tua para se të kritikosh tjetrin!

– Parashtro pyetje në vend se të japësh urdhra të padrejtpërdrejta!

– Lavdëroje edhe përmirësimin më të vogël!

– Bëje gabimin të lehtë për ta korrigjuar!

Këshilla konkrete për t’ia dalë mbanë me punëtorë të vështirë

Sfidimi. Thuaje sfidën hapur me ekipin e pranishëm dhe përvijoji çështjet me të cilat po përballet performanca e ekipit!

Vër komunikim të shpeshtë dhe të hapur!

Njohuria. Fol rreth mënyrave specifike me të cilat mund të jetë i ndikuar ekipi.

Përgatit dëshmi të mënyrave që sjellja e punëtorit të vështirë ka shprishur efektivitetin e ekipit!

Veprimi. Diskuto plane të posaçme për t’i ndihmuar punëtorit të vështirë për t’u kthyer në shteg, ashtu si edhe për të përmirësuar rezultatet e ekipit.

Marrja në përgjegjësi.

Përvijo mënyra se mund të zbatohet më shumë marrje në përgjegjësi për sjellje dhe qëndrim!