“Jam kërcënuar edhe me jetë kur isha në ‘Përputhen’”, rrëfehet ish-konkurrentja

Tea Trifoni është njëra ndër ish-konkurrentet më të përfolura nga media rozë gjatë dhe pas daljes nga emisioni i dashurisë,“Për’puthen”.

Ajo ka treguar se gjatë asaj kohe që ishte në program është bullizuar shumë për shkak të peshës.

“Unë madje mendoj se jam një nga personat më të bullizuar në Shqipëri”, tha ish-konkurrentja.

“Ka kaluar në ekstrem, ka kaluar në kë.rcënime me jetë, në mallkime, gjëra tmerrësisht të rënda”, tregoi ajo, duke shtuar edhe arsyen pse mendon se ndodh kjo.

“Ka një burim për këtë ata nuk më njohin, shpesh herë nuk e vr.as mendjen dhe nuk e marr personale, por ka patur momente që presioni ishte shumë i madh”, tha Tea duke shtuar se pasoja më e madhe për të ishte izolimi social.

“Vinin 400 mesazhe për një orë, kam mbyllur rrjetet sociale, jam izoluar, ka patur raste kur s’kam dalë nga shtëpia”, tha ajo, duke sugjeruar që kushdo që përjeton të tilla përvoja, ta ndajë me njerëz të afërt, apo edhe me psikologun kur është e nevojshme.