Janar i ngrohtë! Temperatura të larta, çudia mbërrin nga Norvegjia

Janari është muaji që karakterizohet zakonisht nga temperaturat më të ulëta, për shkak të masave ajrore polare që mbulojnë në këtë periudhë Evropën.

Por metereologët në Rumani paralajmërojnë që atje, termometri mund arrijë të shënojë 18 deri në 20 gradë Celsius.

Ekspertët vendas kujtojnë se situata të ngjashme janë regjistruar në disa vite, më i fundit ishte 2007-ta.

Ndërkohë, temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë për janarin në këtë vend është 22,2 gradë Celsius.

Ajo u regjistrua në 7 janar të vitit 2001.

Nga ana tjetër, parashikohet të ketë gjithashtu një nivel të reduktuar reshjesh.

Por çudia më e madhe mbërrin nga Norvegjia:

Forbes thotë se vendi i ftohtë, ku javët e para të vitit janë zakonisht “ të mjerueshme” shënoi përpara pak ditësh një rekord të ri: në qytetin Sunndalsøra, termometri tregonte 19 gradë Celsius, çka u konfirmua dhe nga instituti norvegjez i meteorologjisë.

Sipas meteorologut Martin Granerød, një temperaturë e tillë është e barasvlefshme me atë të një dite të ngrohtë vere në veri të Norvegjisë.