Jasmina dhe Ardiani sërish krah njëri-tjetrit, çfarë po ndodhë mes tyre?

Jasmina Kadriu dhe Ardian Bujupi ka kohë prej kur komentohet në media për një lidhje të mundshme.

Ish konkurrentja e “Për’puthen” nuk e mohonte lidhjen, por as e pohonte, pas pjesëmarrjes në klipin e artistit të njohur, ndërsa Ardiani e mohoi menjëherë.

Mbrëmë partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka festuar ditëlindjen, ku edhe ka organizuar një festë me shumë të ftuar, gjithashtu fytyra publike.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe ish konkurrentja, Jasmina dhe këngëtari, Ardian Bujupi.

Pamje nga festa e madhe janë publikuar në rrjetet sociale dhe mes tyre u vu re afrimiteti i Jasminës me Ardianin.

Dyshja duket se kanë qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri- tjetrit ku këtë gjë e kanë treguar dhe në story-t e tyre në ‘Instagram’ duke bërë kështu që fansat të nisin të dyshojnë./Lajmi/