Jasmina ia “mësyen” Kosovës për Andin? Shfaqet në shoqërinë e protagonistëve të “It’s my love”

Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, është një emër shumë i komentuar edhe pse nuk është më pjesë e programit.

Jasmina dhe Andi janë dy prej ish-konkurrentëve më të komentuar të emisionit “Për’puthen” të cilët shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin që në fillim, shkruan GazetaBlic.

Madje, mes tyre u shkëmbyen edhe puthje në buzë, derisa e para që e theu akullin ishte Jasmina, duke u çuar për ta puthur Andin në mes të emisionit.

Në rrjete sociale s’kanë munguar pozat e dyshes me njëri-tjetrin, mirëpo prezenca e Andit në videoklipin e këngëtares shqiptare, Diona Fonës, me sa duket përçau raportin e tyre.

Së fundi, GazetaBlic ka siguruar disa fotografi ku shihet Jasmina në një lokal të Prishtinës derisa vëmendjen më të madhe e morën personat të cilët po e shoqëronin atë.

Bëhet fjalë për Erzën dhe Stivin të cilët kanë zgjedhur njëri-tjetrin për t’u njohur në takime./Blic/