Jehon zëri i studenteve: S’e duam Shqipërinë si Evropa, e duam Shqipërinë si Kosova

Protestat studentore kanë nisur sërish ditën e sotme.

Qindra studentë janë mbledhur te Korpusi.

Disa studentë dolën të mërkurën paradite në një protestë përpara Korpusit.

Studentët, që bojkotuan mësimin nga disa faluktete, shprehën pakënaqësi kushtet në konvikte, tarifën e shkollimit, bursat, bibliotekat etj.

Sipas studentëve, që folën për mediat, asnjë pikë e “Paktit për universitetin” nuk është përmbushur.

Një prej studenteve ka thënë:

Si do e bëjë rinia vendin, po ikin.

Paguhemi shumë pak edhe Kosova është më mirë se ne.’’

Një tjetër student ka thënë se duan dije dhe sistemi i arsimit në Shqipëri ka degruaduar:

Jemi në degradim Migjenian.

Duam të bëjmë Shqipërinë më të mirë, duam të largojmë këta që nuk po bëjnë asgjë.’’

E një tjetër student ka thënë se nuk mund të vazhdohet më kështu:

Nuk e duam Shqipërisë si Evropa, e duam Shqipërinë si Kosova’’.