Jennifer Lopez edhe pse është 49-vjeçare ajo akoma vazhdon ta mbaj vetën si në aspektin fizik po ashtu edhe në tregun medial, shkruan “InfoKosova”.

E bukura Jennifer që nuk po di të mplaket, sot na ka treguar për dijetën e saj 10 ditore nga e cila kishte dalur me disa kilogramë të humbura.

Lopez tha se në dietën e saj bënte pjesë ushqimi i pulës dhe se me të i shoqëronte edhe disa copëza të vogla sanduiçi.

Jennifer më tej tregon se në këtë dietë të saj nuk bënin pjesë sheqeri dhe karbohidratet, gjë e cila e ndihmoi bukuroshen të heq ca kile.

Tani pasi e ka përfunduar dietën e saj strikte, këngëtarja 49-vjeçare shihej në një drekë tek sa hante të gjitha ushqimet duke përfshirë edhe karbohidrate.

Me të në këtë drekë të mbushur me shumë gjëra ishte dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez.

Pamjet në vijim mund t’i shihni dhe të kuptoni se si po duket tani pas dietës së saj Jennifer./InfoKosova/

Shiko Videon: