E mërkurë, 18 Shtator, 2024
14.4 C
Pristina

Jennifer Lopez nuk ka dashur kurrë të divorcohet nga Ben Affleck

Jennifer Lopez po ndjen një përzierje emocionesh pas divorcit të saj nga Ben Affleck.

Sipas revistës People, një burim i brendshëm tregoi se ajo ‘po mundohet të jetë mirë’ pas paraqitjes së kërkesës për divorc më 20 gusht, që shënoi përvjetorin e dytë të ceremonisë së saj të martesës në Georgia.

Burimet shpjeguan se Lopez nuk është nga ato që heqë dorë dhe se ka qenë veçanërisht e vështirë për të.

“Ka qenë tepër e vështirë për të që Ben zgjodhi të heqë dorë nga martesa e tyre dhe të vazhdonte jetën e tij, duke e lënë atë pas vetëm”, tha një burim.

“Ajo nuk donte një divorc.

Ajo donte të kuptonte gjërat.

Ata e duan njëri-tjetrin.

Jennifer nuk është tipi që thjesht heqë dorë”.

U tha se ai nuk e përballonte dot jetën e saj në sytë e publikut, ndërsa preferoi të qëndronte larg paparacëve.

“Familja dhe miqtë e saj pajtohen se ishte vendimi i duhur.

Ajo është e rrethuar nga shumë dashuri dhe mbështetje.

Ajo do të jetë mirë.

Ajo është e fortë dhe gjithmonë ia del”.

Më parë, një burim i tha People se Lopez “u përpoq shumë për t’i bërë gjërat të funksiononin”, por nuk funksionoi.

Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2003 dhe kishin planifikuar të martoheshin, por e ndërprenë fejesën vitin e ardhshëm.

Romanca e tyre u rikthye në 2021 dhe më pas u martuan një vit më vonë, në 2022, në një ceremoni përrallore në Georgia.

Nga Rubrika