Jep dorëheqje Avdullah Hoti!

I nderuari Z. Kryeminsitër!

I nderuari Z,Avdullah!

Nuk e di a të ke ndëgju, por këtu e dy muaj më parë apo një ditë para nominit tënd për kryeminsitër, unë kam qenë ndër të rrallët e mbase të vetmit që shpreha dëshirën time që ti të jesh kryeministër!

Shkruan: Bajrush Morina

Të nesërmen e nominimit tim disa miq më uruan për prognozën e saktë, e disa “teoricienë” të teorisë së konspiracionit nuk nguruan të më shpallin si “njeri me ndikim në LDK, njohës i rrethanave të brendshme në LDK, i afërt me Isa Mustafën” etj.

E unë, ka disa vjet që as nuk jam takuar, as nuk kam biseduar (as edhe me telefon) as me Isën, as me Agimin, as me Lutën e as me asnjë anëtar të Kryesisë së LDK-së apo të Këshillit të përgjithshëm.

Në këtë kuadër as me ty, normalisht!

Me ta thanë të drejtën, pak “u krekosa” që prognoza ime për nominim tuaj doli e saktë, por disi menjëherë më përfshinë një palë “ethe”.

Kjo për faktin se megjithatë e njoh natyrën tënde prej politikani të thjeshtë, miku modest, qeveritari të pastër për nga ndërgjegja dhe larg aferave korruptive.

Një kryeministër i tillë, përballë një shoqërie me plot trauma, përplasje politike, afëra korruptive, debate kafeneshë…e ka shumë të vështirë të punojë normalisht.

Ai skepticizëm imi sa vjen e po shtohet!

Madje sot, kur po të kërkoj dorëheqjen tënde, jam aq pesimist për të ardhmen e vendit tonë, sa nuk mund të besoj se sado që mund të jetë një kapiten i mirë, i zoti e profesional, vështirë se mund ta shpëtojë “anijen” e katandisur, me motor gjysmë të ndezur, me udhëtarë të shqetësuar, e me vela të thyera…

Zoti kyreministër!

A e di pse po të kërkoj dorëheqjen?

Jo që nuk besoj në ty! Jo! Madje prej se ke marrë detyrën e kryeministrit më është dyfishuar besimi në ty, madje me plot bindje e me fakte mund të them se në Kosovën tonë të trazuar politikisht, ekonomikisht e në aspektin shëndetësor, ti je i vetmi politikan normal që di dhe mund të veprosh në këto rrethana aktuale, plot me hile, ndërskamza, shantazhe, afëra korruptive etj.

Por, Avdullah!

Populli yt e imi duket se nuk e do një familjar normal, një profesor normal, një kryeministër normal!

Jo! Fatkeqësisht jo!

Populli ynë e do një kryeministër jo si ti, me një bashkëshorte të një familje tradicionale e të rrespektuar shqiptare, familje mikpritese e bujare shqiptare sic është familja Ukaj nga Radostja e Rahovecit!

Jo! Populli ynë e do një kryeminsitër “modern” që krijon familje me një “të huaj” (Duaje tënden – Merre të huajën!) që flet anglisht e jo gjuhën amtare.

Apo tjetra, populli ynë e do një kryeminstër, i cili, përballë skamjes e mjerimit popullor, ajo, pra bashkëshortja e kryeminsitrit reklamon çantën në vlerë prej rreth 7 mijë eurosh!

Kryeminsitër apo Avdullah!

Populli ynë nuk e do një kryeminsitër që jeton në banesë kolektive, që i shkollon fëmijët në shkoillë publike e që shkon në punë në këmbë!

Jo! Populli ynë e do një kryeministër që jeton me qera në Prishtinë e që bashkëjeton me familje jashtë vendit, apo një kryeminsitër që e ka një Kullë në vendlindje, në Shtëpi me bazen e me vlerë nja 2 a 3 milion euro në lagjen më të njohur të Prishtinës dhe që jeton bashkë nja 3 a 4 vëllezër në 3 a 4 shtëpi në Lagjen Marigona të Prishtinës dhe që i shkollon fëmijët e tij dhe krejt fëmijët e vëllëzërve në shkolla e kolegje private!

Avdullah ose Kryeministër!

Populli ynë definitivisht nuk do që kryeqeveritari i shtetit të tij të pritete nga garda nacionale e një shteti superfuqi në Evropë. Madje nuk do as një kryeministër që e ka derën e hapur herdokur e në cdo kohë në Uashington

Jo, fatkeqësisht jo!

Populli ynë e do një kryeministër që përlahet me krejt Evropën, qe e izolon vendin prej krejt botës, që imagjinon e proklamon thika, harta e gjak në takime të nivelit amerikan dhe që bisedon e debaton për tema rajonale edhe në Greqi, shtet ky që nuk e ka njohur Republikën e Kosovës!

I nderuari z.Kryeministër!

I rrespektuari bashkëvendasi im Avdullah Hoti!

Më dëgjo mua jep dorëheqje! Ti nuk je për të menaxhuar vendin në këtë kohë plot trauma, tazira, kriza politike e psiqike!

Populli yt dhe imi nuk e do një kryeministër që flet qetë, që flet urtë, që nuk bërtet në parlament, që nuk shkarravitet në asfalt!

Nuk e do një kryeministër që nuk preferon replika e polemika, një kryeministër që nuk bëhet nervoz edhe kur nuk ia japin fjalën në Kuvend, një kryeministër që është i gatshëm të takohet me të gjithë, edhe me kundërshtarët politikë vetëm që të arrihet një koncesus përballë Serbisë në fazën purfundimtare të bisedimeve.

Populli ynë e do një kryeministër që flet me rima në video shfaqjet në Facebook, një kryeministër që ngjitet në këmbë deri në majat Bogës por jo edhe deri në Çakorr, që bërtet në Kuvend e që shfaqet në platonë e objektit të Qeverisë përballë masës së tubuar, sic shfaqej Enver Hoxha para popullit shqiptar për më shumë se 4 decenie, një kryeministër që flet me “valla kështu po ma merr mendja”, një kryeministër që merr nëpër gojë shtetin dhe aleatin tonë të përhershëm Amerikën!

Edhe dicka, z.kryeministër apo i nderuari z, Avdullah!

Jep dorëheqje edhe për një arsye! Tashmë po shihet dhe po dihet se nuk e ke plotësisht përkrahjen as nga LDK-ja.

Kryetarja e Kuvendit dhe nja 2 a 3 deputetë tjerë nuk të kanë votuar apo kanë abstenuar.

Njeriu i dytë i LDK-së që në fillim deklaron se “…nuk i beson qeverisëe Hoti”, ndërkaq “heshtja misterioze” e krejt kabinetit tënd qeveritar, ministrat e LDK-së, ai kallaballëk kabineti i këshilltarëve dhe shumë zyrtarë të lartë të LDK-së, pas rezultimit tuaj me Covid 19, lë shumë për të dëshiruar!

Prandaj, dëgjoje këtë bashkëvendasin tënd që më shumë se të tjerët ta don të mirën ty e familjes tënde!

Djemtë e tu kanë nevojë për babain e tyre më shumë se kurrë!

Ti e ke vendin në Fakultet, në Akademi e në krye të Qeverisë së Kosovës, në shekullin e ardhshëm!