Jep dorëheqje drejtori i Divizionit për Gjykatën Speciale

Driton Lajçi, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale ka dhënë dorëheqje.

Ndërsa ende nuk është bërë e ditur arsyeja e dorëheqjes së tij.

Lajçi ishte intervistuar më 17 tetor 2019 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

Lajçi ishte mbrojtur në heshtje. /Express/