Ermal Fejzullahu vazhdon të shijojë pushimet luksoze në Maldive.
Bashkë me gruan dhe fëmijët, këngëtari i njohur kosovar po gëzon pushimet e merituara.
Para se të nisej në ishullin luksoz, Ermali i mbushi sallat e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, e kudo në Evropë.
Por, Ermali nuk e ka në plan të ndalet. Projekte e koncerte të ndryshme e presin atë menjëherë pas rikthimit.
Ermali mbetet një nga ata këngëtarë që kurrë nuk ka pushuar së punuari, dhe duket që edhe 2020-a pritet të jetë njëjti.