Web Analytics

Jetmiri i reagon Ori Nebijajt: Ti je t….

Botuar nga: InfoKosova

Jetmir Salaj që pas daljes me dëshirë nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”, të shtunën e 20 prillit, ende nuk ka mbaruar me shpërthimet e tij ndaj produksionit dhe qartazi, s’e ka kursyer as Ori Nebijajn, opinioniste e këtij edicioni të spektaklit.

Përmes një postimi në Instagram, Jetmiri u shpreh: “Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”, referuar faktit që Ori është në të njëjtën kohë edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Jetmiri ka bërë edhe një reagim ndaj ish-banorëve të tjerë, të cilët ishin të ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku u shpreh: “Zot, mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”.

Ai mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e “BBVA 3”, pas pretendimeve se ka bërë “cirk” për të pasur vëmendje dhe se reality show nuk ka standarde.

Të FUNDIT