JLo kujton një nga paraqitjet më të veçanta të saj

Jennifer Lopez ka kujtuar një nga momentet më speciale për të.

Jennifer Lopez është një nga emrat më të njohur të industrisë së muzikës.

Këngëtarja, së fundi është kthyer prapa në kohë, duke kujtuar një nga paraqitjet më speciale për të e që ishte sfilata për “Versace”.

Ajo publikoi një video nga prapaskenat e asaj paraqitjeje, ku shfaqet e veshur me fustanin që njihet si ikonik.

“Kthim në kohë të një nga momentet më speciale, në sfilatën e “Versace”, mirënjohëse”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, JLo dhe Alex këto ditë po respektojnë këshillat për të qëndruar të mbyllur në shtëpi. /Lajmi.net/