JLo mahnit me format, fotografohet duke dalur nga palestra

Jennifer Lopez, 50 vjeçe, ka treguar linjat  në Miami, teksa po përgatitej për shfaqjen e “Super Bowl”.

Ajo barti diamante me vlerë 9 milionë dollarë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve SAG në LA, të dielën, shkruan DailyMail.

Por, pas eventit ku humbi në kategorinë”best supporting actress”, ndaj Laura Dern, JLo është rikthyer në Miami, ku po mbante prova për performancën e saj të ardhshme në “Super Bowl”.

Të hënën, ajo u pa në Florida teksa tregonte format në veshjen e ngushtë sportive.

Këngëtarja dhe aktorja, 50 vjeçe, ishte veshur me ngjyrë leopardi, ndërsa tregonte barkun e sheshtë në bluzën e shkurtër.

Ajo po ashtu kishte vënë një palë vathë dhe syze dielli.

Bashkë me yllin e “Hustlers” ishte edhe vajza e saj 11-vjeçe Emme, e cila iu bashkua nënës për një kafe.