Jo prej frikës së Covid-19/ Ja përse nuk do ta shikojmë në seriale Berguzar Korel

Informacioni i parë ishte që Berguzar Korel vendosi të mos marrë pjesë në seriale këtë sezon për shkak të frikës së koronavirusit.

Por së fundmi në një intervistë për mediat turke aktorja është shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Arsyeja e këtij vendimi nuk është frika infektimit nga Covid-19 por diçka tjetër.

Siç theksoi ajo në bisedë me mediat ajo vendosi që tërë sezonin t’ia kushtojë punës në teatër.

Tashmë ajo do të rikthehet në skenën e teatrit me shfaqjen e saj ‘Djem dhe vajza’.

Roli i fundit i aktorit në seriale televizive ishte në ‘Vatanim Sensin’ ( 2016-2018) ku ajo luajti personazhin të qujatur Azize.

Kujtojmë që Berguzar fitoi popullaritet të madh me personazhin e Shehrezades në serialin “Njëmijë e një net” i cili u transmetua dhe në Shqipëri .