Web Analytics
BallinaSHOWBIZJo vetëm moderatoren, “Festivali i Këngës” do të ketë edhe ndryshime të...

Jo vetëm moderatoren, “Festivali i Këngës” do të ketë edhe ndryshime të tjera këtë vit

Vetëm pak ditë më parë Arbana Osmani konfirmoi pjesëmarrjen e saj në “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Por përveç moderatores dhe regjisorit, Festivali i këtij viti do të ketë edhe ndryshime të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Arbana, në një bisedë me ndjekësit në Instagram sot, ku tregoi qasjen e re që Fest’61 do të ketë ndaj projekteve dhe artistëve.

Sipas saj veçoria e këtij edicioni është se përtej çdo gjëje, qendra e organizimit do të jetë muzika dhe artistët alternativë e sidomos ata të rinj.

“Festivali meriton të ketë vëmendjen tek ajo për të cilën u krijua: Muzika e mirë, cilësore dhe origjinale.

Për këtë arsye këtë vit e gjithë vëmendja do të jetë tek ajo: tek muzika, jo te performancat, jo tek klikimet dhe jo tek veshjet me xixa e balerinët me flakë, por tek muzika.

Tek tingujt e orkestrës që është një nga vlerat më të mëdha që ka ky event. Tek talentet e rena dhe grupet alternative që në biznesin muzikor të klikimeve kanë kaq pak hapësira.

Tek personalitetet e kulturës së këtij vendi, që ca na kanë braktisur e ca i kemi braktisur. Do jetë i bukur ky Festival”– ka shkruar Arbana.

Po ashtu, ndryshe nga vitet e fundit, këngët pjesëmarrëse do të prezantohen në netët finale të Festivalit pasi këtë edicion (siç e lexuat më lartë) klikimet nuk kanë rëndësi.

Shiko fotot:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit