Jo vetëm si këngëtare, ja në çfarë roli do e shohim Soni Malaj

Eventi i vitit i bukurisë shqiptare, Miss Universe Albania e Kosova vjen edhe këtë vit me dy netë LIVE.

Gjysmëfinalja do të mbahet me datë 9 qershor në Venom Club, kurse finalja të nesermen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Mes të ftuarve të shumë për të performuar do jenë emra si: Manjola Ballbani, Capital T, Anxhela Peristeri, Gena, Valon Shehu, Marsela Çibukaj.

Por, ajo që ka lënë më së shumti përshtypje është fakti se (edhe) një këngëtare e njohur do të vijë në rolin e prezantueses, bëhet fjalë për këngëtaren Soni Malaj e cila do të jetë në moderim krah Teni Vllacaj.