Jo vetëm tërmeti/ Ja njoftimi i rëndësishëm i Meteorologëve për zonën e tërmetit

Qytetarët e zonave të prekura nga tërmeti në Turqi duhet të përballen jo vetëm me faktin se duhet të kalojnë natën jashtë, por edhe me temperaturat që nuk premtojnë.

Sipas Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë në Turqi, në zonat e prekura nga tërmeti 6,8 ballë, temepraturat priten të zbresin disa shifra nën zero.

“Zonat pranë epiqendrës dhe përreth saj, natën e sotme do të përballen me mot të kthjellët dhe pa vranësira.

Për pasojë, temperaturat pritet të variojnë nga -7 në –12 gradë celcius.

Ndaj qytetarët të tregojnë kujdes ndaj temperaturave të ulta dhe ngricave”, thuhet ndër të tjera në njoftim, përcjell Syri.net.

Deri tani flitet për 5 viktima dhe 84 të plagosur, ndërsa dhjetëra ndërtesa raportohet të shembura.