Web Analytics
BallinaJo vetëm Thaçin, Grenell takon nesër edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa

Jo vetëm Thaçin, Grenell takon nesër edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pret nesër në takim të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Takimi i tyre do të zhvillohet nga ora 11:30.

Ndërsa sonte Grenell pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në një darkë pune.

Grenell vie në Kosovë pikërisht në ditët kur nuk dihet nëse VV dhe LDK do të arrijnë të lidhin koalicionin e tyre bashkëqeverisës gjatë ditëve në vijim, teksa liderit të VV-së, Albin Kurti ligjërisht i kanë mbetur edhe 13 ditë në dispozicion për të propozuar kabinetin qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votim dhe formim të Qeverisë./Indeskonline

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit