Johnson: Shumë herët për t’i larguar masat, vala e dytë e virusit do të ishte katastrofë

LONDON, ENGLAND - MARCH 25: Prime Minister Boris Johnson leaves 10 Downing Street for PMQ's on March 25, 2020 in London, England. British parliament will be suspended tonight due to concerns about the spread of COVID-19. It had previously been scheduled to break for Easter on March 31; it will tentatively sit again on April 21. The Coronavirus (COVID-19) pandemic has spread to at least 182 countries, claiming over 18,000 lives and infecting hundreds of thousands more. (Photo by Peter Summers/Getty Images)

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se tani nuk është momenti për t’i larguar masat kufizuese kundër koronavirusit, ndonëse përparimi i shënuar në luftën kundër sëmundjes mund t’i nxisë njerëzit që të ndihen më të lirshëm.

Ai tha se i kupton shqetësimet e pronarëve të dyqaneve, ndërmarrësve dhe tërë komunitetit tregtar dhe se është me ta, por gjithashtu shtoi: “Përsëri, ne duhet ta njohim rrezikun e një vale të dytë të përhapjes, kjo do të ishte katastrofë.”

Shefi i qeverisë britanike paralajmëroi se një gjendje e tillë do të shkaktonte dëme të gjata në ekonomi.

“Kërkoj nga ju që ta kontrolloni padurimin tuaj, sepse besoj që jemi duke ardhur në fund të fazës së parë të kësaj luf.te”, shtoi Johnson.

Ai gjithashtu theksoi se vendi është duke shënuar përparim në këtë situatë dhe se ka shenja që kulmi i përhapjes ka kaluar.

Ndryshe, Britania e Madhe është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë me 20,732 të vde.kur e me mbi 152 mijë të infektuar.