Jonida Maliqi e tmerruar nga koronavirusi: Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Koronavirusi pak ditë më parë arriti edhe në Shqipëri dhe deri tani ka shkuar në 10 numri i të prekurve.

Figurat publike atje kanë bërë thirrje që të merren masa parandaluese kundër virusit vde.kjepr.urës, që ka shkaktuar numër të madh të vde.kurve në vende të ndryshme botës.

Edhe Jonida Maliqi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë lutje që të gjithë të mundohen në parandalimin e përhapjes së virusit.

Në një statusi që ka bërë së fundi, artistja e mirënjohur ka theksuar që të kufizohen lëvizjet dhe të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

Më poshtë statusi i saj i plotë:

Ky është një moment ku secili nga ne duhet të marrë përgjegjësi sepse me veprimet tona mund të mbrojmë veten dhe të tjerët nga përhapja e koronavirusit të ri

Ju lutem kufizoni lëvizjet

Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni

Evitoni kontaktet me njerëz

Mos shkoni në vende të populluara

Kafene

Restorante

Të ndryshojmë të përditshmen tonë për tu mbrojtur nga një armik i panjohur që mund të na rrezikojë të gjithëve.

Bashkë mundemi ta parandalojmë koronavirusin.