Jonida Maliqi po i shijon në maksimum pushimet e para si beqare

Prej kohësh Jonida Maliqi po shijon jetën si beqare dhe deri më tani ndihet shumë mirë vetëm.

Prej ditësh ajo është arratisur për pushime me familjen e saj, prindërit dhe djalin e saj, Dani.

Në një intervistë për “Pushime On Top” ajo u shpreh se pushimet me familjen janë më të mirat.

“Pushimet më të mira janë me familjen.

Unë gjithmonë kam pushuar me familjen.

Pushime me goca, pushime dyshe jo.

Treshe e lart, katërshe, (qesh) mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri.

Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm.

Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh Jonida.

Muaj më parë, këngëtarja i dha fund lidhjes me aktorin e moderatorin Romeo Veshaj.

Në një intervistë për “Prive” ajo u shpreh se historia e tyre ishte shumë e bukur dhe ata u ndanë në mënyrë shumë miqësore.