Jonida pozon në dëborë, të gjithë sytë te barku i rrumbullakosur

Pak javë më parë në emisionin “Top Talent”, aktorja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi, konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë.

Ajo po kalon periudhën më të ëmbël të jetës në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.

Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur.

Me një mimikë të ëmbël në fytyrë dhe e veshur me një kostum sportiv, Jonida ka pozuar në dëborë.