Jonida Vokshi shfaqet e lumtur pranë bijës

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka disa ditë që është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe burri i saj Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë, duke iu gëzuar ardhjes në jetë të vajzës së tyre.

Jonida, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku shihet tejet e lumtur pranë vajzës së saj.

“Faleminderit ZOT për këtë bekim!”, ka shkruar Jonida përkrah fotografive së bashku me të bijën.