Jonida Vokshi: Vajza ma ndryshoi komplet jetën

Jonida Vokshi ka folur për herë të parë për mëmësinë dhe si po i kalon muajt me vogëlushen Emi.

“Muajt më të bukur të jetës sime. Nuk shkëputem dot asnjë sekondë prej saj. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se Emi për mua”, u shpreh Jonida.

“Kjo ka qenë vera dedikuar totalisht familjes sime, me prindërit, Emin dhe Besnikun.

Kemi shëtitur së bashku në destinacione të ndryshme të Shqipërisë.

Emit i pëlqen shumë të udhëtojë”, tha aktorja.

E pyetur se cili është kujtimi më i bukur i kësaj vere, Jonida u përgjigj:

“Reagimi i parë i Emit! Një mëngjes hapi sytë, më pa dhe qeshi. Ma lumturoi shpirtin. Nuk e harroj atë moment kurrë”

Kujt i ngjason më shumë Emi? “Eh, pyetje 1 milion dollarëshe kjo (qesh shumë).

Unë mendoj që më ngjan mua, Besniku thotë që është kopja e tij, kështuqë ju lutem mos vini gishtin në plagë (qesh shumë).

Përtej shakasë, Emi është ende shumë e vogël dhe po ndryshon përditë, ndaj është herët për ta përcaktuar kujt i ngjason më shumë”, u përgjigj Jonida.

“Dua shumë që Emi të ketë një motër, pasi mendoj që është bekim në jetë kur janë dy motra. Unë do kisha dashur shumë një të tillë për vete.

Por dhe një cun e dua”, u shpreh Jonida.