Një ndër banoret e reja të Big Brother VIP Albania që po merr vëmendje ta madhe është modelja Jori Delli. Ajo u prezantua para publikut përmes një vallëzimi sensual e shoqëruar nga balerinë meshkuj ndërsa shihej e veshur me një fustan të gjatë.
Modelja e cila ka një karrierë të suksesshëm në Itali, në vitin 2019 ishte protagonist e një reklame përkrah dy yjeve të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Për këtë sukses Jori ka folur së fundmi me banoren tjetër Deamishel, të cilës i ka treguar prapaskenat e xhirimit të reklamës.
“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Ronaldo nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’.
Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore. Gjysmë milioni ose një million. Duhet të firmosësh në kontrat nuk mund të flasë me ta nëse ata të flasin atëherë po”, tha fillimisht Jori.Shiko videon:
@josefshkodrani.007 #meluizin #luizejlli #metyluiz #bigbrothervipalbania #bbvipalbania #luizejlliofficialfans #djalshqiptar #djalshkodran #shkoderlocja #shkoder #josefshkodrani007 #josefshkodrani