Ju duk i çuditshëm ky DETAJ në këngën e Melindës? Zbulohet mesazhi i fshehtë që ka patur!

Melinda sapo ka publikuar projektin e saj më të ri që mban titullin “Qa din ti”.

Kënga ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe dhe duket si një “diss” i fortë ndaj kolegeve, ndonëse nuk ka përmendur emra.

Në videoklip ajo shfaqet si gjithnjë provukuese dhe shumë tërheqëse teksa për 24 orë ka arritur 1 milionë klikime në “Youtube”.

Mirëpo përfundmi i këngës “Qa din ti” ishte disi i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për fansat.

Në 40 sekondat e fundit gjithçka ndryshon dhe Melinda këndon diçka tjetër, që nuk lidhet me këngën e saj.

Në fakt kjo ka qenë një strategji e mirëmenduar nga ana e këngëtares, sepse ajo ka dashur të japë një mesazh përmes këtij ndryshimi të habitshëm.

“Prive” ka mësuar se fundi i këngëve do të jetë i tillë për disa projekte rresht, pasi do të paralajmërojë këngën e radhës.

Zinxhiri do të vazhdojë në këtë formë deri në plotësimin e krijimeve muzikore që Melinda ka në plan t’i publikojë.

Shumë shpejt reperja do të sjellë edhe bashkëpunime për t’u siguruar se vera do të jetë shpërthyese.