Web Analytics

Ju kujtohet “Nusja nga Stambolli”? Aktorja e njohur turke martohet për herën e dytë

Botuar nga: InfoKosova

Aktorja e njohur turke Asli Enver, e cila është e famshme për rolin e saj në serialin “Nusja nga Stambolli”, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me biznesmenin Berkin Gökbudak, me të cilin kishte një lidhje prej disa kohësh.

Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur aktorja në llogarinë e saj në Instagram.

38-vjeçarja shkroi “Po” në postimin e saj, i cili përfshinte një set fotografish.

Ndërkohë, ka marrë shumë pëlqime dhe mesazhe urimi nga ndjekësit.

Kujtojmë që për Aslı Enver, kjo është dasma e dytë, pasi herën e parë, ajo u martua me kolegun e saj Birkan Sokullu në vitin 2012.

Kjo martesë përfundoi pas tre vitesh.

Aktorja bukuroshe pas kësaj martese pati një lidhje dashurie me Murat Boz, Kerem Tuncer, Önder Öztarhan.

Shiko foton:

Të FUNDIT