Juventusi është rikthyer të komandojë sërish Serinë A.
Klubi bardhezi ka përfituar nga barazimi i Interit mbrëmjen e djeshme ndaj Atalantës dhe ka marrë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
“Zonja e vjetër” ka mposhtur me rezultatin 1-2 Romën në “Olimpico”.
Bardhzinjtë e Sarrit shënuan 2 gola të shpejtë në pjesën e parë me Demiral në minutën e 3-të, ndërkohë që Kristiano Ronaldo dyfishoi shifrat në minutën e 10-të.
Një pjesë e parë tepër e luftuar, ku gjyqtari nxori nga xhepi plot 6 kartonë të verdhë ndërkohë që Demiral dhe Zaniolo lanë fushën e lojës të dëmtuar.
Në pjesën e dytë, romanistët tentuan ta rihapnin sfidën duke shënuar me Perrotin, nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Roma nuk arriti të dilte me pikë nga kjo sfidë.
Me triumfin e sotëm Juventusi u ngjit në kuotën e 48 pikëve, ndërkohë që Roma renditet në vendin e 5-të me 35 pikë, po aq sa Atalanta.