Ka muaj pa e takuar vajzën, Mozzik bën dedikimin prekës për të

Mozzik së fundmi ka bërë një dedikim për vajzën e tij, Hanën.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet një baba me vajzën e tij në krah, ndërsa shkruan:“Arsyeja pse vajzat e duan babain më shumë është…Se ka të paktën një burrë në botë që nuk do ta lëndojë kurrë”.

Dy vite më parë Mozzik u bë baba për herë të parë, por tashmë vajza e tij po jeton në Zvicër me nënën, Loredanën.

Artisti gjatë periudhës periudhës së izolimit u shpreh se gjëja e parë që do bëj sapo të hapen kufijtë është të takojë vajzën e tij.