Një virus i ri dhe i panjohur ka prekur me dhjetëra banorë në qytetin Vuhan, të Kinës, duke u shkaktuar probleme të rënda me frymëmarrjen, e ngjashme nga simptomat me SARS.
Në fillim-vitet 2000, SARS ka infektuar më shumë se 8000 persona në të gjithë botën, dhe arriti të shuaj jetën e 750 prej tyre.
Epidemia nisi në Kinë, dhe vendi u godit më shumë se çdo tjetër.
Për këtë arsye, kur në qytezën Vuhan u pa një epidemi pneumonie, u hapën fjalë për rikthimin e SARS.
Kjo bëri që autoritetet të nisin hetimet, por zyrtarët e kanë hequr SARS nga lista, sipas New York Times.
Autoritetet e kanë pranuar që virusi mbetet i panjohur, dhe të sëmurët kanë pasur dhimbje në trup, ethe, probleme me frymëmarrjen dhe dëmtime në mushkëri.
Deri tani janë verifikuar 44 raste me virusin misterioz.