Kadri Veseli blen pitalka të nxehta për iftarë, thotë janë ushqimi i preferuar i tij

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pak para iftarit në ditën e parë të Ramazanit, ka vizituar njërën prej furrave në kryeqytet, ku edhe ka blerë pitalka.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Veseli, ka shkruar se pitalkat e nxehta janë për të ushqim i preferuar për ta çelur iftarin, përcjell Insajderi.

Postimi i tij i plotë:

Pitalkat e nxehta e të shijshme, janë për mua ushqimet e preferuarat për të çelur iftarin.

Me siguri edhe për shumë nga ju.

Agjërim të lehtë e të pranuar për gjithë agjëruesit e ramazanit.

Zoti jua pranoftë lutjet dhe adhurimin në këto ditë të shenjta dhe ju dhëntë shëndet, paqe e lumturi!/Insajderi.com