Web Analytics
BallinaUncategorizedKaloi një javë në Korenë e Veriut dhe filmoi gjithçka, ja si...

Kaloi një javë në Korenë e Veriut dhe filmoi gjithçka, ja si duket jeta në vendin më të izoluar të botës

Adam Baidawi, një fotograf australian i cili udhëton nëpër botë dhe tregon histori të ndryshme përmes fotografive, së fundmi ka vizituar Korenë e Veriut, kurse udhëtimin e vetë e ka përshkruar me një fjali:

“Ka qenë java më emocionuese dhe njëherit më e pikëlluar e jetës time”

Për versionin australian të revistës GQ, Baidawi ka realizuar një nga historitë më interesante të karrierës së tij përmes një fotoalbumi, duke zbuluar se si në të vërtetë jetojnë njerëzit në Pyongyang dhe qytetet tjera përreth, dhe si zhvillohet jeta e popullit të Koresë së Veriut.

“Nuk ekziston asnjë vend tjetër në planetë si Koreja e Veriut, për këtë jam shumë i sigurt.

Fillimisht shkova për shkak të një maratone që po organizohej në Pyongyang, sepse besoj se aty më së miri mund të shihet se si frymon ai vend”, ka deklaruar Baidawi.

Ai thotë se e gjithë bota e dinë propagandën rreth dinastisë Kim, dhe për këtë ai ishte i interesuar të shkrep fotografi të qytetarëve të rëndomtë.

“Në momentin që uleni në aeroplan për në Pyongyang, mbusheni me propagandë.

Nuk ekziston asnjë televizion tjetër përpos atij shtetëror, dhe në të flitet vetëm për dinastinë Kim.

Edhe pse shumë mendojnë të kundërtën, Pyongyang është një qytet shumë modern dhe i pastër.

Aty ka rrokaqiej të ndryshëm, metro dhe gjithçka tjetër që i ka çdo qytet modern”, ka shtuar fotografi australian.

Megjithatë, në këtë vend nuk mund të shëtisni lirshëm, thotë Baidawi. Sipas tij, nëse një turist vendosë ta vizitojë këtë vend, ciceroni do të jetë gjithmonë me të.

“Kam pasur shumë dëshirë ta vizitojë stadiumin May Day dhe më duhet të pranojë se ishte mbresëlënës.

Brenda tij mund të futen 150 mijë njerëz dhe është atraksioni më i madh turistik i këtij vendi.

Megjithatë, gjëja më e çuditshme ishte të shikojë provat e valleve në rrugë, ku njerëzit janë të detyruar të ushtrojnë çdo ditë pas punës”, ka thënë ndër tjera Baidawi.

Ai ka vizituar edhe shkollat fillore në kryeqytetin e Koresë së Veriut.

Ka parë shumë fëmijët të talentuar në sport, vallë dhe fusha tjera.

Por kur ka ndjekur për së afërmi lëndën e gjuhës angleze, aty e ka kuptuar se amerikanët prezantohen si përbindësha.

Shiko Fotot:

Shiko Videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit