“‘Kam një vajzë 4 vjeçe”, Tola e Përputhen flet për herë të parë

Pak ditë më parë Tola e Përputhen i bëri të gjithë të mendonin se ishte nënë e një vajze të vogël.

Ajo publikoi disa foto pranë vogëlushes në rrjete sociale, duke thënë “Po (kam fëmijë) Kjo është mrekullia ime”.

Tola fillimisht u shpreh “Unë kam një vajzë të vogël 4 vjeçe”.

Më pas ajo sqaroi se vogëlushja në fakt është vajza e motrës së saj.

“E vërteta është që ajo është mbesa ime, nuk është vajza ime.

Unë jam një nënë e dytë sepse tezja është si nënë e dytë.

Kam një lidhje shumë të fortë me të, madje edhe po ta pyesësh vajzën kush të ka bërë, thotë më ka bërë tezja.

Edhe të afërmit nuk më thonë si e ke mbesën, por si e ke vajzën”, tregoi Tola.