Kamberi i dhuron Vuçiqit dhe Brnabiqit një libër për shqiptarët: Shpresoj t’u shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka dërguar dhuratë një libër për shqiptarët, presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministres Ana Brnabiq.

“Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe” nga shkrimtari Aleksandar Pavloviq është libri që Kamberi u ka dhënë Vuçiqit dhe Brnabiqit.

“Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj”, ka shkruar Kamberi.

Postimi i plotë:

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj. /Telegrafi/