Kanye i mërzitur pasi martesa me Kim Kardashian po përfundon!

Kanye West është  i mërzitur, kjo pasi që martesa e tij me Kim Kardashian po përfundon.

‘Kanye nuk është mirë,’ tha një person i afërm për People Wednesday, transmeton IndeksOnline.

Ai e di që martesa ka mbaruar dhe nuk ka çfarë të bëj.

Fituesi i “Gramy” është në dijeni se po e humbet Kim pasi që kërkesa për divorc nga ana e saj është depozituar”, ka shtuar tutje ky burim.

“Vetëm një mrekulli do të shpëtonte martesën e tyre”, citohet të ketë thënë tutje ky burim.

Ylli i ‘Keeping up With the Kardashians’, e cili ka katër fëmijë me West ka bërë të qartë se Kanye mund të flasë me fëmijët e tij në çdo kohë që ai dëshiron dhe nuk ka thënë kurrë se do ta mbajë larg tyre./IndeksOnline/