Kapet peshku misterioz që ka dy gojë dhe bisht të çuditshëm

Peshkatarët në Primorsky Krai të Rusisë, kanë kapur një peshk misterioz që pos gojës në fytyrë e ka edhe një tjetër në qafë, si dhe bishti i tij është në formë grepi.

Gjallesa nuk është aq e madhe, ndërsa askush edhe nuk po dihet se çfarë mund të jetë, pasi nuk ngjanë me asnjë tjetër.

“Më duket sikur kemi zënë një përbindësh, është shumë i frikshëm”, ka thënë njëri nga peshkatarët lidhur me rastin.

Krijesën e kanë dërguar në një institucion të zonës, që ekspertët të bëjnë studime se çfarë mund të jetë.

Shiko Videon:

Mutant fish with two mouths caught by Russian fishermen – Daily Mail Online

Gepostet von VIPa Klips am Freitag, 7. Februar 2020