Web Analytics
BallinaKaplohet nga flakët një spital privat në Prishtinë

Kaplohet nga flakët një spital privat në Prishtinë

Një spital në Çagllavicë të Prishtinës është kapluar nga flakët këtë mbrëmje.

Por nuk është djegur i tërë objekti, por vetëm një pjesë ndihmëse e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Po, policia është njoftuar për një zjarr në një pjesë ndihmëse të një objekti shëndetësor.

Policia ka shkuar në vend ngjarje, aty është ftuar edhe njësia e zjarrfikësve”.

Si pasojë e tymit një personit i është penguar frymëmarrja.

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit