Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, ka bërë një paraqitje mahnitëse sonte, duke lënë gojëhapur ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo shfaqet si një figurë e përsosur e elegancës dhe stilit, e kuruar deri në detajin më të vogël.
Matoshi zgjodhi një fustan të zi, i cili theksonte format e saj trupore dhe hapësirën e gjoksit në një mënyrë elegante dhe sofisticuar.
Fustani, me linja të pastërta dhe një dizajn të thjeshtë, krijoi një imazh që kombinoi klasën me guximin, duke e bërë atë të duket mjaft atraktive.
Në përputhje me veshjen e saj, ajo zgjodhi një grim artistik që përfshinte detaje të veçanta, si lyerja e vetullave me xixa, duke i dhënë asaj një pamje tërheqëse dhe moderne. Ky element kreativ në grim, i kombinuar me një buzëqeshje të ndritshme, e bëri Adriana Matoshi të duket si një ikonë stili, që di të qëndrojë në qendër të vëmendjes.
Shiko fotot: