Kaq bukur e ka veshur Zenën mami Tuna

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna ka treguar për komentin që po merr për djalin e saj të vogël Zen i cili sot ka mbushur katër muaj.

Në një video të publikuar sot në Instagram, Tuna ka treguar se po i thonë se Zeni i ka ngjarë shumë asaj.

“Thanë: ‘Tuna version djalë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.

E veshja me stil e Zenës ka marrë gjithë vëmendjen.

Kaq i ëmbël po duket ai.

Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve Tianit dhe Zenit.

Ndryshe, Tuna ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, ajo i është përkushtuar familjes së saj.