“Kaq mund të bëj, më vjen keq!”, Ronela në gjendje të rënduar emocionale

Ka muaj që Ronela Hajati po përgatitet për performancën e saj më të rëndësishme të karrierës në Eurovision.

Dhe ato detaje që janë ndarë në rrjete sociale, këngëtarja jonë nga Shqipëria do të shkëlqejë në natën e parë të festivalit.

Por i gjithë stresi, presioni dhe komentet e njerëzve kanë rënduar emocionalisht këngëtaren e cila ka ndarë edhe një postim në rrjete sociale.

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat, kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë, kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq, le të përfundojë sa më shpejt, fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”– shkroi ajo në postim.