Kaq po paguajnë mërgimtarët për ta nisur zarfin për votimin përmes postës

Që nga dita e martë, është hapur afati për votim me postë nga diaspora.

Mërgimtarët kanë afat që të votojnë deri më 12 shkurt.

Shumë prej tyre tashmë e kanë përfunduar këtë proces, por po ankohen për çmimet që po iu duhet të paguajnë për të dërguar zarfet me vota në vendlindje përmes postë.

Mërgimtarët që jetojnë në Gjermani po duhet të paguajnë gati 70 euro për të votuar përmes postës.

“Kam votuar sot, por kjo kosto është shumë e lartë dhe s’është normale.

Kam paguar 66.20 euro”, është shprehur një mërgimtar duke postuar edhe vet fotografinë e tij të faturës.

Më shtrenjtë se nga ky shtet, kushton votimi nga Suedia. Kosovarët që kanë votuar prej këtij shteti dhe votën e tyre e kanë përcjellë përmes postës kanë paguar rreth 80 euro.

Diaspora po paguan çmime të kripura, që t’iu vijë vota shpejt dhe sigurt.

“Faleminderit” Organizates Kriminale KQZ qe me detyroj te paguaj 80 Euro për vote por nese është nevoja per vend timin edhe 800 i paguaj! From with Love!”, ka shkruar një tjetër në rrjete social.

Nga ana tjetër edhe mërgimtarët nga Zvicra po paguajnë shumë të larta, për votat e tyre që kërkohen për shkak të postës – dërgimit në Kosovë.

Procedurat se si mund të votoni përmes postës

Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

-Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

-Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës Votimi Përmes PostësPosta nr. 6, Kutia Postare 351 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021./kosovarja