Sara Gjordeni po kalon një periudhë të veçantë dhe të mrekullueshme në jetën e saj: pritjen e ëmbël të fëmijës.
Shtatzënia ka sjellë një shkëlqim të ri në jetën e saj, dhe ajo po e shijon çdo moment të kësaj aventure.
Nuri i shtatzënisë është duke e zbukuruar ditë pas dite, duke i dhënë asaj një pamje mahnitëse dhe një energji pozitive që të gjithë e vënë re.
Së fundmi, Sara ka ndarë një ‘selfie’ të bukur në rrjetet sociale, ku vihet re se si barku i saj është formësuar për mrekulli.
Kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë qenë të mahnitur nga bukuria e saj dhe ndriçimi që sjell shtatzënia.
Komentet pozitive nuk kane munguar, me fansat që e përgëzojnë dhe i shprehin emocionet e tyre për ardhjen e vogëlushes së saj.
Shiko foton: