Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka depërtuar mjaftë mirë në skenën muzikore.
Ajo trashëgoi talentin e babait të saj Zeqës, i cili është ndër artistët e respektuar të muzikës së mirëfilltë shqipe.
Yllka pëlqehet shumë për muzikën që bën dhe vlerësohet për stilin unik që e prezanton para publikut.
Një femër elegante nga e cila priten befasitë çdoherë.
Yllka poashtu njihet si një tip shumë e hareshme, argëtohet e lumturohet pa komplekse.
Fotosesionet e saj marrin gjithmonë vëmendje me poza modeleje që i realizon.
E ndërkohë që është bërë e ditur shtatëzënia e saj, Yllka duket sa ka ndryshuar edhe në pamje.
Ajo së fundi shihet me bashkëshortin e saj, ku bie në sy fytyra e saj pa grim që e bën të duket shumë më ndryshe se jemi mësuar ta shohim./Kosovarja/